Para

Vijon rritja, Bitcoin drejt 40 mijë dollarëve

Nga Gazeta ‘Si’-Shanset e Bitcoin për të arritur në 40.000 dollarë kanë shumë të ngjarë të ndodhin.

Kriptomonedha është rimëkëmbur me rreth 130% gjatë 11 muajve të fundit nga kolapsi i kriptove i vitit 2022, duke tejkaluar investimet si aksionet ose ari. Në nëntor 2021 dhe 2022, Bitcoin ra përkatësisht 7.1% dhe 16.2%, sipas të dhënave nga Coin Telegraph.

Nëntori që sapo lamë pas ishte tejet pozitiv për kriptomonedhën kryesore. Sot herët në mëngjes(1 dhjetor) Bitcoin u tregtua mbi vlerën prej 38.000 dollarë duke nxitur fitime në tregun e gjerë të kriptove, me disa kriptomonedha të tjera që u rritën deri në 5% në 24 orët e fundit.

Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut u rrit në 1.5 trilion dollarë  – një nivel i parë për herë të fundit në maj 2022 – duke shtuar rreth 400 miliardë dollarë që nga fillimi i tetorit.

Shpresat për uljen e normave të interesit të Rezervës Federale vitin e ardhshëm dhe pritshmëritë që SHBA do të lejojë fondet e saj të para të tregtuara në shkëmbim Bitcoin, së bashku krijuan një eliksir të fuqishëm.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë