Para

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro në rënie

Për sa kohë EURUSD do të tregtohet nën vlerën 1.09 trenda gjatë javës (30 janar-5 shkurt) do të jetë negative me objektiv paraprak 1.079, reagimi negativ ndaj së cilës e thellon trendën bearish drejt suportit 1.07. Tregtimi mbi vlerën 1.09, pak i mundshëm do ta avanconte lëvizjen për sipër me objektiv  1.1

Për sa kohë GBPUSD tregtohet nën vlerën 1.242 trenda do të jetë rënëse drejt suportit 1.224 dhe më pas 1.212. Tregtimi mbi vlerën 1 242, pak i mundshëm e avancon lëvizjen për sipër drejt rezistencës 1.253

Për sa kohë  DOW JONES tregtohet mbi vlerën 33650 trenda mbetet bullish me objektiv paraprak 34360 e më pas 34600. Tregtimi nën vlerën 33650 do të pasohet nga testimi i suportit 33330 e më pas 32900-33000

Për sa kohë BTCUSD tregtohet mbi vlerën 23500 trenda mbetet bullish me target rezistencën 25000, reagimi ndaj së cilës është vendimtar për ecurinë e trendës afatshkurtër. Tregtimi nën suportin 23500 mund të pasohet nga korrektimi deri në vlerën 22350

Në parashikimin e javës së shkuar, (23-29 janar) Gazetasi.al parashikoi që Bitcoin do të vijonte rritjen drejt targetit mbi vlerën 22400 dhe trenda do të ishte rritëse me objektiv të parë 24300 e më pas 25000. Prej dy javësh, kriptomonedha ishte në rritje.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën vlerën 80.41 trenda do të jetë bearish me target paraprak 78.3. Reagimi negativ ndaj saj e thellon trendën bearish drejt suportit 73

Tregtimi mbi 80.41 është shumë pak i mundshëm. Në një skenar të tillë avancimi për sipër mund të shkojë maksimumi deri në vlerën 82.37


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë