Rend dhe Ligj

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohen tre persona me precedentë

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona me precedentë kriminalë, teksa ishin duke udhëtuar në një automjet taksi me një kallashnikov nga Llakatundi në qytet.

Të arrestuarit janë Klajdi Basha, i dënuar më parë në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit, Klaudjo Misri i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe Daniel Bako i dënuar për vjedhje në Shqipëri.

Ata kishin marrë një mjet taksi dhe ishin nisur në drejtim të qytetit të Vlorës.

Armën e kishte 45-vjeçari Klajdi Basha, teksa dy të tjerët u arrestuan për moskallëzim krimi edhe pse të tre udhëtonin në të njëjtën automjet të tipit taksi.

Policia thotë se punon për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2885996901686662

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë