Gazeta Si - Dita e nëntë e mobilizimit sindikalist kundër reformës së pensioneve në Francë.
Protesta e kësaj të enjteje, në të cilën morën pjesë gati gjysmë milioni njerëz në të gjithë vendin (70 mijë vetëm në Paris), konsiderohet një udhëkryq pas deklaratave në TV të Emmanuel Macron, i cili përsëriti synimin e tij për të kaluar reformën duke përjashtuar "tërheqjen" e ligjit. Fjalë të konsideruara si një hedhje “e benzinës mbi zjarr” nga ana e sindikatave.
“Kur ka një konflikt të këtij lloji, roli i Presidentit të Republikës është të qetësojë lojën. Dje hodhi një bidon me benzinë ,- bënë të ditur sindikatat. - Mjafton të flasë edhe dy herë kështu dhe vendi është në kolaps”.
Je viens de rejoindre le cortège à #Nantes . Déjà deux arrestations sous mes yeux. L'ambiance est très tendue au niveau du parking de la Petite Hollande #greve23mars #ReformeDesRetraites pic.twitter.com/UcejgAxZf3
— Julien Chaillou (@JuChaillou) March 23, 2023
Intervista e djeshme me Macron, e cila zgjati rreth 35 minuta, ishte e para që nga miratimi përfundimtar i reformës së diskutueshme të pensioneve, pasojë e mbijetesës së votave të qeverisë për dy mocionet e mosbesimit të hënën me një grusht votash.
Fabien Roussel, Sekretari i Përgjithshëm i PCF (Partia Komuniste Franceze), u kërkoi demonstruesve të bënin "gjithçka për të bllokuar vendin. Macron sillet si kriminel. Kërkoj nga aktivistët që të bllokojnë mjetet e punës dhe rrugët”.
Incidentet e para ndodhën në Lion dhe Rennes, ku policia ndërhyri me topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërsa në Nantë, ku 25 mijë persona dolën në rrugë, oficerët përdorën gaz lotsjellës.
Ministria e Brendshme ka vendosur 12 mijë policë, një numër i paarritur në këto dy muaj protestë, nga të cilët 5000 vetëm në kryeqytet.
Protestuesit në Paris bllokuan platformat e stacionit të trenit Gare de Lyon, duke penguar mbërritjet dhe nisjet, ndërsa një grup tjetër pengoi hyrjen në terminalin 1 të aeroportit “Charles de Gaulle”, duke i detyruar udhëtarët të shkojnë në aeroport.
Autoritetet kanë vendosur të mbyllin Kullën Eifel, Harkun e Triumfit dhe Pallatin e Versajës duke parë grupet e anarshistëve që fshihen në procesion dhe më pas kryejnë vandalizma dhe - siç po ndodh prej disa ditësh – duke i vënë zjarrin koshave plot me mbeturina.
Ministria e Arsimit, shpalli të bllokuara 78 shkolla të mesme, kundrejt 48 të regjistruarve gjatë mobilizimit të 7 marsit dhe një pjesëmarrje në protestë nga mësuesit prej 23.22 për qind.
SNCF, një kompani e transportit hekurudhor publik, njoftoi një pjesëmarrje në grevë midis punonjësve të saj prej 25% në mesditë, e ngjashme me atë në grupin e energjisë Edf, me 25.3%.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, në Twitter i cilësoi “sulmet” dhe “degradimet” ndaj komisariatit të departamentit të Lorientit si “të papranueshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.