Gjatë vitit 2019, sipas Eurostat, vetëm 7% e shqiptarëve kanë bërë blerje online dhe të gjithë nën grupmoshën 35 vjeç.
Shqipëria është nën vendet e fundit të Europës dhe Rajonit për këtë shifër, bashkë me jugun e Italisë. E dyta në rajon me më pak blerje onlinë për 2019-n, është Mali i Zi me 16%.
Kosova zë vendin e dytë me 30% të popullsisë që kanë kryer blerje online dhe Serbia vendin e parë me 34%.
Në të gjithë Europën, 65% e të rriturve përdorën teknologjinë për të blerë mallra apo shërbime.
Europianët e kishin përthithur kulturën e blerjeve në rrjet para pandemisë së 2020-s duke ia bërë më të lehtë përshtatjen me të dhe kufizimin e lëvizjeve apo aktiviteteve. Në Shqipëri, qytetarët u integruan gjatë pandemisë duke mos pasur zgjidhje tjetër.
Nga raportet e brendshme të Instat, BSH-së apo dhe vetë bizneseve, gjatë 2020-s individët rritën blerjet online me 54% dhe duke u rritur më tepër deri në fundin e 2021-shit. Momenti i shkëlqimit dhe për bizneset online pa një subjekt fizik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.