Nga Gazeta ‘Si’- Papa Leone XIV ka reaguar pas kritikave të fundit të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili tha se Ati i Shenjtë po vinte në rrezik katolikët në botë.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë tha për Salem News se Ati i Shenjtë preferon që të flasë se mund të jetë e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore, gjë që sipas tij, kjo nuk është një gjë e mirë.
I pyetur për këtë koment, Papa Leone tha se nëse dikush do ta kritikojë, duhet ta bëjë këtë me të vërtetën.
“Misioni i Kishës është të predikojë Ungjillin dhe paqen. Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e Ungjillit, le ta bëjë me të vërtetën”, tha ai, duke kujtuar se “Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite me radhë”.
“Pra, nuk ka dyshim. Thjesht shpresoj të dëgjohem për vlerën e fjalës së Zotit”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje