Për tragjedinë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës pas tërmetit të fuqishëm ka shprehur ngushëllimet edhe Papa Françesku.
Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, ka dërguar një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.
Papa Françesku shprehet se gjendet pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira.
Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin shkruan se “Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë”.
Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.
“Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë. Është i pari vend që kam dashur ta vizitoj”, thotë Papa Françesku për popullin shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.