Ne rrjet

Papa dhe ‘korrigjimi’ për dhënien e bekimit për homoseksualët: Le të jenë të shpejta dhe pa ritual, nuk cilësohen martesa

Polemika dhe konfuzioni mbi dhënien e bekimit për çiftet homoseksuale dhe të parregullta (d.m.th. të pamartuar në kishë ose mes çifteve të divorcuar më parë dhe të rimartuar) ende vazhdon në gjithë botën katolike. Tani, Vatikani po frenohet disi: “Le të jenë shuma të shkurtra, disa sekonda, pa ritual dhe pa bekim”, pikërisht për ‘të dalluar qartë nga bekimet liturgjike dhe të ritualizuara’, pikërisht për të përsëritur se doktrina e Kishës mbi martesën nuk ndryshon. Dhe shënimi i Vatikanit shton: ‘Ritet dhe lutjet që mund të krijojnë konfuzion midis asaj që është pjesë e martesës, si një bashkim ekskluziv, i qëndrueshëm dhe i pazgjidhshëm midis një burri dhe një gruaje, natyrshëm i hapur për të krijuar fëmijë, dhe çfarë e kundërshton atë, janë të papranueshme. Ky besim bazohet në doktrinën shumëvjeçare katolike të martesës. Vetëm në këtë kontekst marrëdhëniet seksuale gjejnë kuptimin e tyre të natyrshëm, adekuat dhe plotësisht njerëzor. Doktrina e Kishës në këtë pikë mbetet e qëndrueshme.”

Ndaj dhe, një frenim vendimtar u vjen atyre që shpresonin se Kisha po shkonte drejt një hapjeje për martesat mes homoseksualëve: "Nëse dy njerëz kërkojnë bekim, ata thjesht i kërkojnë Zotit paqe, shëndet dhe të mira të tjera për këta dy njerëz që e kërkojnë".

“Revolta” e Kishave “periferike”

Gjithçka nisi me dokumentin “Fiducia Supplicans”, e 18 dhjetorit të kaluar, të nënshkruar nga prefekti kardinal i Dikasterit për doktrinën e besimit, argjentinasi Victor Manuel ‘Tucho’ Fernández, të cilit Papa, që e ka mik shumë të ngushtë, i dha, më 1 korrik 2023, detyrën që i takonte edhe Joseph Ratzinger.

Dikasteri i themeluar në vitin 1542 me testament të Papa Palit III me emrin Zyra e Shenjtë, ka për detyrë të mbikëqyrë çështjet e besimit dhe doktrinës. Dokumenti nga ‘Tucho’ Fernandez në mos hapje për martesat homoseksuale apo ato të parregullta, të paktën i hapte rruge mundësisë së një bekimi në kishë për çifte të tilla.

Por në botën katolike, jo vetëm atë më tradicionaliste, pati një lloj revolte, me konferenca të tëra peshkopale, nga ato afrikane në ato ruse, te kardinalët, nga Amerika e Jugut, në Azi, në Spanjë, të cilët deklaruan se nuk do të lejonin kurrë bekime të tilla në dioqezat e tyre. Me pak fjalë, ata që po protestojnë shumë vrullshëm janë pikërisht ato kisha "periferike" aq të dashura dhe të mbështetura nga Papa, i cili tani me sa duket ka vendosur të ngadalësojë dhe korrigjojë situatën.

Çfarë thotë doktrina

...Për Kishën Katolike, marrëdhëniet homoseksuale dhe të parregullta janë një mëkat i rëndë. Tani nuk bëhet fjalë për të mos bekuar një mëkatar, do të ishte jashtë doktrinës dhe është bërë gjithmonë, por për të mos bekuar mëkatin, siç konsiderohen bashkimet e homoseksualëve dhe të parregullta. Me fjalë të tjera, sipas doktrinës dymijëvjeçare të Kishës, një çift homoseksual ose i divorcuar mund të bekohet, por me kusht që ata të angazhohen të pendohen, të korrigjojnë rrugën e tyre dhe të mos mëkatojnë më, si tek vetë Ungjillin Të pëlqen apo jo, kjo është doktrina: dhe kjo është ajo që ndezi protestat. corriere.it/ Përshtati në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë