Futboll

Panucci grumbullon Gurin dhe teston zëvendësuesin e Agollit

Më 29 maj Shqipëria luan një ndeshje miqësore me Kosovën dhe katër ditë më vonë, një tjetër ndaj Ukrainës.

Më shumë sesa rezultati, këto dy ndeshje do të shfrytëzohen nga Christian Panucci për të testuar prurjet e reja në skuadër, që nuk janë të pakta.

Italiani ka lënë jashtë heroin e Euro 2016, Armando Sadikun, autorit të atij goli ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit të fazës në grupe, duke ftuar për herë të parë Sindrit Gurin e Kukësit dhe Egzon Binakun.

Ky i fundit luan si mbrojtës i majtë për Malmon në Suedi dhe do të provohet nëse është një zëvendësim i denjë për Ansi Agollin, ish-kapitenin e tërhequr e lënë jashtë nga Kombëtarja për shkak të moshës.

Ka edhe dy emra të rikthyer, si Armando Vajushi dhe Rey Manaj, që nuk grumbulloheshin me kombëtaren A prej disa kohës.

Në portë është thërritur treshja e zakonshme tashmëm Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha. Dueli pritet të jetë si gjithmonë mes Strakoshës dhe Berishës për fanelën e titullarit.

Mbrojtja do të vendoset nga Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Memolla dhe Binaku, ndërsa në mesfushë, Gavazaj, Ndoj, Qaka e Vajushi i bashkohen Lenjanit, Roshit e Lilajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë