Shkencë

Panele diellore mbi det, teknologjia e re që do të shtojë energjinë

Kur dielli shkëlqen, nuk ka vend më të mirë se sa notimi në det, e njëjta gjë vlen edhe për panelet diellore.

Inxhinierët nga kompania holandeze-norvegjeze “SolarDuck” po zhvillojnë panele të mëdha diellore që janë në gjendje të qëndrojnë  'si një qilim' në Detin e Veriut.

Panelet janë pjesë e një projekti pilot për të përdorur hapësirën oqeanike prej 139 milionë kilometrash katrorë të planetit për gjenerimin e energjisë. Merganser - parku i parë diellor lundrues - do të instalohet në ujërat jashtë Ostendit, Belgjikë dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 500 kW.

Projekti po financohet nga gjigandi gjerman i energjisë RWE, i cili shpreson të komercializojë teknologjinë nga viti i ardhshëm nëse skema është e suksesshme.

Kreu i SolarDuck, Koen Burgers, deklaron se nevoja për energji të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme kërkon përgjigje të reja dhe të menjëhershme nga industria në Evropë dhe gjithashtu globalisht.

Sistemet diellore lundruese deri më tani kanë pasur sukses në brendësi dhe afër bregut, por panelet e vendosura jashtë bregut duhet të jenë në gjendje t'i rezistojnë kushteve më të vështira.

Këtu përfshihen dallgët e forta nga uji i detit.

SolarDuck ka zhvilluar një platformë në formë trekëndore të paneleve diellore, të dizajnuara për të notuar disa metra mbi ujërat më të ashpra dhe për të ndjekur valët poshtë saj. Kjo e lejon atë të mbajë përbërësit e tij elektrikë të jenë të thatë, të pastër dhe të qëndrueshëm.

Dizajni mori certifikimin e parë në botë për  sistem diellor lundruese në det të hapur nga organi francez i certifikimit “Bureau Veritas”.

Burimi: Daily Mail / Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë