Pandemia i ka zhytur eksportet shqiptare gjatë vitit 2020-të. Këtë e konfirmojnë të dhënat më të fundit të INSTAT në publikimin për tregtinë e jashtme.
Gjatë vitit 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke u ulur me 9,0 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 605 mld lekë, duke u ulur me 6,8 %, krahasuar me një vit më parë.
“Tekstile dhe këpucë” që janë goditur më shumë nga pandemia për shkak të bllokimit të aktivieteteve ekonomike në Europë si pasojë e pandemisë ku kompanitë shqiptare kanë partnerët e tyre kanë rënë me 5,3 pikë përqindje.
Rënie ka patur edhe në grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje dhe “Makineri, paisje, pjesë këmbimi”.
Gjatë vitit 2020, importet janë ulur me 6,8 %, krahasuar me vitin 2019. Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqim, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.