Lajme

Palmer takohet me Yuri Kim, ambasada e SHBA: Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Iranit i guximshëm

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special për Balkanin Perëndimor, Matthew Palmer u takua me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Ambasada amerikane bën me dije se dy ishin çështjet të cilat kanë shënjuar vitin 2020 për botën dhe Shqipërinë, konfliktin SHBA-Iran si dhe marrëveshjen mes palëve politike në Shqipëri për Reformën Zgjedhore.

Ajo e konsideron qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit si të guximshëm dhe parimor kurse lidhur me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore SHBA e konsideron pozitiv

Shqipëria ka njoftuar dje dëbimin e dy diplomatëve iranianë për shkak të veprimtarive të dyshimta.

Vitin e kaluar dëbimi i ambasadorit Iranian shkaktoi një varg reagimesh të nivelit të lartë në Uashngton, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Këshilltari John Bolton dhe vetë Presidenti Donald Trump përgëzuan Shqipërinë. Vetë Sekretari Amerikan i Shtetit i përshkroi diplomatët si “dy agjentë iranianë që po komplotonin sulmet terroriste në Shqipëri”. Edhe Presidenti Donald Trump ka përgëzuar qeverinë e Shqipërisë për ndalimin e komplotin terrorist iranian në tokën shqiptare, në një letër të pashembullt dërguar Kryeministrit Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë