Ne rrjet

Palmer: Kosova të marrë shembull nga Maqedonia e Veriut!

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje duke ndjekur shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë e Veriut. “Shpresoj se nga ky shembull do të nxjerrin mësime edhe udhëheqësit e Beogradit dhe të Prishtinës dhe të nisin rrugën e kompromisit dhe gjetjen e një zgjidhjeje të mirë”, theksoi Palmer.

Ai ka folur edhe për angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së në Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se asgjë nuk ka ndryshuar. Palmer tha se është koha që udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor të kuptojnë rolin e tyre dhe t’i udhëheqin vendet e tyre drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

 “Qëllimi i SHBA-së, BE-së dhe vendeve të rajonit është i njëjtë, përparimi, por korrupsioni dhe kushtet e paplotësuara në këto vende është në interes të ndikimit rus. Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë se si një vend mund t’i rezistojë ndikimit negativ, të marrë përgjegjësinë dhe të ndalojë stagnimin, i cili mund të jetë një recetë e mirë për Kosovën dhe Serbinë “, tha Palmer në një intervistë.

Mathew Palmer dhe presideti i Kosoves

 Zyrtari i lartë amerikan tha se roli i SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i madh dhe i tillë do të vazhdojë të jetë, por ngriti alarmin se Rusia dëshiron ta shohë rajonin të përcarë.

“Qëllimi i politikave tona në Ballkanin Perëndimor është ta ndihmojmë rajonin të lëvizë drejt perëndimit dhe BE-së dhe nuk ka ndryshuar në tremujorin e fundit të një shekulli. Përveç kësaj, ne synojmë të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor në ndëmarrjen e reformave dhe ndryshimeve që do t’i ndihmojnë vendet e rajonit në rrugën Euro-Atlantike" thekson Palmer.

Ai përmendi rastin e Malit të Zi në vitin 2016, ku dy shtetas rusë kanë thurur një komplot për të rrëzuar qeverinë malazeze.

“Ne duhet të përballemi së bashku me këtë ndikim të keq. Institucionet e korruptuara janë hyrja më e mirë, porta më e mirë për një ndikim kaq negativ” deklaroi Palmer.

Ai qëndroi në Sarajevë, ku takoi liderët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe udhëheqës të tjerë të rajonit, që ishin mbledhur për një forum të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Mathew Palmer dhe presidenti i Serbise

I pyetur nëse SHBA-ja dhe BE-ja kanë një politikë të unifikuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Palmer u përgjigj pozitivisht.

“Para ardhjes sime në Sarajevë kam qenë në Bruksel dhe kam pasur rastin të takohem me disa përfaqësues të Bashkimit Europian. Synimi ynë, kur bie fjala tek Ballkani Perëndimor, mbetet i pandryshueshëm. Ne duam të ndihmojmë rajonin që të lëvizë më tej drejt integrimit perëndimor, që të realizojë me sukses reformat e nevojshme për integrimin euro-atlantik”, tha Palmer.

“Të gjitha këto reforma do t’i ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen, para së gjithash, më të pasura dhe më të qëndrueshme dhe, rrjedhimisht, partnere më të mira si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për vendet e tjera. Vizioni ynë, por edhe i BE-së është i njëjtë dhe shumë i thjeshtë: një rajon i begatshëm dhe paqësor, në paqe me veten dhe fqinjët, rajon që përbën një pjesë të mirë të Evropës”, thekosi zyrtari i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë