Rend dhe Ligj

Pakoja me eksploziv në Vlorë, 3 pistat që po hetohen

Zbardhen detaje të reja nga pakoja e djeshme me eksploziv në Vlorë që u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga Forcat Xheniere.

Pakoja kishte brenda 300-400 gram eksploziv dhe fillimisht u pikas nga banorët, teksa më pas paralizoi për 3-4 orë qarkullimin nga Pallati i Kulturës në Vlorë deri tek Porti.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në një perimetër prej 1 kilometër, pasi dyshohet se autori mund të ketë qenë afër pakos për ta aktivizuar.

Tre janë pistat ku janë përqendruar hetimet, e para që eksplozivi mund të jetë vendosur aty për një prej banorëve të zonës që kalon aty.

E dyta, që personi që e ka pasur mund të jetë trembur nga Policia dhe e ka hedhur nga automjeti teksa pista e tretë që po hetohet është se pikërisht eksplozivi i është vendosur automjetit afër pakos së dyshimtë.

Pakoja e dyshimtë që u vendos pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë vendosi në alarm efektivët e policisë mbrëmjen e kaluar si dhe u bllokua qarkullimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë