Para

Pagesa e ndihmës ekonomike dyfishohet deri në qershor

Ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të dyfishohet deri në qershor me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

Ajo përcaktohet sipas strukturës së familjes dhe shkon deri në 150% e masës të pensionit social të indeksuar.

Vendimi është botuar në fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet e tij nga data 1 janar deri në qershor të 2021.

Kategoritë përfituese të kësaj mase për periudhën janar-qershor 2021 do të jenë:

-Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;

-Jetimët të cilët nuk janë në institucione;

-Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

-Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;

-Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

-Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë.

Në dokument theksohet që të gjithë organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë