Sport

Pacquaio, ikona e boksit botëror kandidon për president në vendin e tij

Manny Pacquiao, 42 vjeç, ikona e boksit dhe senator në Filipine, ka bërë me dije së fundi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 në vendin e tij.

Pacquiao ka vendosur të pranojë propozimin e partisë së tij, PDP-Laban, në konventën kombëtare të së dielës, duke u impenjaur për t’i shërbeyr me ndershmëri popullit filipinas, që sipas tij, është duke pritur që të ndryshojë qeveria.

Kampioni i shumëfishtë i botës në boks ka thënë: “Jam një luftëtar dhe do të jem gjithmonë një luftëtar brenda dhe jashtë ringut”. Nga sporti në politikë, është një një lëvizje që kohët e fundit ka ndodhur shpesh, por jo deri në nivel presidencial. Një rast i ngjashëm është ai i ish-futbollistit të Milanit, Zhorzh Ueah, i cili pasi përfundoi karrierën u bë president i Liberisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë