Behgjet Pacolli, Ministër i Jashtëm në detyrë i Kosovës, ka njoftuar se ka përfunduar projekti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë.
Pacolli ka publikuar kompleksin që do të bëjë gati për familjet në këtë qytezë të Shqipërisë, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti.
Pacolli shkruan se çdo gjë është gati për të filluar dhe se të gjitha financimet do të kryhen nga familja e tij.
“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.