Shkencë

Pa dhëmballë syri dhe me arterie ekstra, studimi: Ja si po evoluon njeriu

Nëse mendoni se njeriu ka ndaluar së evoluuari, apo se evoluon aq ngadalë sa nuk mjaftojnë 4-5 breza për ta kuptuar atë, gaboheni. Të paktën në një përfundim krejt të kundërt kanë dalë një grup studiuesish australianë.

Sipas studimit të tyre, të publikuar në “Journal of Anatomy” gjithnjë e më shumë njerëz nuk po zhvillojnë më “dhëmballët e syrit” dhe gjithnjë e më shumë njerëz kanë një arterie ekstra në krahun e tyre, si rezultat i një “mikroevolucioni që ka ndodhur në vitet e fundit”.

Nga këto gjetje, shkencëtarët australianë pretendojnë se në këtë periudhë njeriu po evoluon më shpejt se në çdo pikë tjetër të historisë, të paktën në 250 vitet e fundit, kur të dhënat janë më të bollshme.

Me kalimin e kohës, sipas këtij studimi, fytyrat dhe goja e njerëzve është zvogëluar, duke zvogëluar kështu edhe hapësirën për dhëmbët. Shkencëtarët besojnë se si pjesë e “seleksionimit natyror”, ato që janë sakrifikuar janë “dhëmballët e syrit”.

“Shumë njerëz kanë menduar se njerëzimi ka ndalur se evoluuari. Por, studimi ynë tregon se ne jemi duke evoluuar, madje më shpejt se në çdo periudhë tjetër të historisë në këto 250 vite”, thotë Teghan Lucas nga Universiteti Flinders në Adelajde të Australisë.

Përfundimi tjetër i studimit është se në krahasim me të lindurit në shekullin e 20-të, gjithnjë e më shumë foshnje po lindin me një arterie ekstra në pjesën e parakrahut, e cila furnizon dorën me gjak.jenc

Kjo arterie, e quajtur arteria mediane, formohet në periudhën kur foshnjet janë ende në bark të nënës, por zhdukej pas lindjes. Tani, sipas studimit australian, një në tre fëmijë e ruajnë këtë arterie përgjatë të gjithë jetës së tyre.

“Arteria mediane është shembulli perfekt se si jemi ende duke evoluuar, sepse njerëzit e lindur në vitet e fundit e kanë më të pranishme këtë arterie se sa brezat paraardhës”, thotë profesori, Maciej Henneberg, bashkëautor i studimit në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë