Bota

Orban: Duhet armëpushim, Ukraina ka nevojë për paqe

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri i Hungarise, Viktor Orban, ka shkruar se duhet armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë për të nisur sa më shpejt negociatat e paqes.

Ai e shoqëroi këtë koment me një video ku ai shihet duke folur në Samitin e NATO-s në Vilnius.

“Në vend të armëve, Ukraina ka nevojë për paqe. Pozicioni hungarez është i qartë sepse lufta është afër kufijve tanë. Duhet një armëpushim, në vend të luftës dy palët duhet të nisin sa më shpejt negociatat e paqes. Hungaria vendos kufizime për të parandaluar ndryshimin e pozicionit të NATO-s. Aleanca është ushtarako-mbrojtëse e krijuar për të mbrojtur vendet anëtare, jo për të nisur armiqësi në vende të tjera”, ka shkruar Orban.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë