Treg

OPEC lajmëron për shkurtim të 7 milionë fuçive naftë në ditë

Grupi i ortakëve të OPEC do të vendosin të heqin nga tregu mbi 7 milionë fuçi naftë në ditë për të stimuluar rritjen e cmimit dhe të reduktojë mbifurnzimin. Investtiorët nga Arabia Saudite, vullnetarisht shtuan 1 milionë fuçi naftë për të hequr.

Takimi do të ndodhë virtualisht, në një periudhë kaotike ku sapo u zhbllokua kanali i Suezit, Coronavirus-i po përhapet përsëri masivisht dhe Franca iu rikthye shtetrrethimit për herë të tretë.

Kriza e tregut të naftës është ndikuar globalisht nga kriza e Covid-19.

Muajin e kaluar fuçia e naftës bruto u ul në 62$ për fuçi nga 70% që ishte më parë. Bllokimi i kanalit të Suezit ndikoi në një rritje të lehtë të produktit me 2$ në 64$ për fuci.

Sipas ekspertëve nga OPEC, tregu i naftës pritet të përmirësohet në gjysmën e dytë të vitit ku mendohet të rikthehen në treg 4-5 milionë fuçi, por jo 7 që do të hiqen.

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë