Rend dhe Ligj

Olsian Çela dhe Ardi Veliu, marrëveshje për referimin e veprave penale

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka pritur në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliun ku kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, me synim përmirësimin e koordinimit në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese.

Në një njoftimin për mediat të Prokurorisë thuhet se përmes këtij memorandumi të dy institucionet angazhohen të bashkëpunojnë për të përmirësuar procedurat e trajtimit të kallëzimeve, objekt i këtij Memorandumi.

Sipas nenit 59 të kodit të procedurës penale do t’i jepen tagra policisë të bëjë vlerësim paraprak të ngjarjeve dhe kallëzimeve për të mos referuar çdo gjë.

Ndër të tjera, thuhet se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit do të koordinojnë veprimtarinë e tyre përmes nxjerrjes së udhëzimeve që do të shmangin zvarritjet që shkakton praktika e deritanishme në trajtimin e çështjeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje përcaktohen  instrumente të posaçme që do të sjellin uljen e numrit të referimeve të dërguara nga Policia në prokurori, për disa vepra penale, për të cilat Kodi i Procedurës Penale parashikon të drejtën e viktimës për t’iu drejtuar drejtpërdrejt gjykatës.

“Kjo do të rrisë efiçencën e punës në të dy institucionet dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për qytetarët”, përfundon njoftimi i Prokuroriosë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë