Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar nga Kurbini, Mati e Lezha

Operacioni Forca e Ligjit ka kaluar në veri të vendit duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve në Lezhë, Mat dhe Kurbin.  

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë këtyre të dënuarve:

Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë