Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Divjakë dhe 1 në Krujë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Krujë e Divjakë, ku iu ka kërkuar 5 subjekteve që të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve.

Mes të dënuarve që u është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë janë edhe dy gra.

Bëhet fjalë për: Bledar Çoraj, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Donika Çoku, banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Arta Çoku, banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Baki Çoku, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Aldo Kobuzi, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë