Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Berat dhe 1 në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të premte në Berat dhe në Tiranë.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Nderim Deliu, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë