Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 2 vrasës në Lezhë dhe 2 trafikantë në Kurbin

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të mërkurë 2 persona që banojnë në Lezhë dhe dy të tjerëve që banojnë në Kurbin. 

OFL u kërkon burimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

-Kastriot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

-Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

-Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas OFL-së, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë