Futboll

Ofertë përrallore, 2 miliardë stërlina për të blerë Liverpulin

Sheikë nga Emiratet Arabe kanë dashur të blinin klubin e madh anglez, Liverpulin, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të 2018-ës me një shifër rekord prej 2 miliardë stërlinash, që do të thotë më shumë se 2 miliardë euro. Por pronarët amerikanë të skuadrës angleze çuditërisht e kanë refuzuar ofertën përrallore. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja britanike “Daily Mail”.

Sheiku Khaled bin Zajed Al Nehajan, kushëriri i sheikut Mansur, pronarit aktual të Mançester Sitit, po përpiqet të bëjë goditjen e madhe në nivel ndërkombëtar. Nuk ka pasurinë e kushëririt të tij, por gjithsesi ka një pasuri të mjaftueshme për të administruar një klub me famë dhe ambicie të mëdha si Liverpuli. Në planet e sheikut Khaled është edhe një bashkëpunim me një ortak kinez, por ky i fundit në minorancë. Sipas “Daily Mail”, Khaled është takuar në Nju Jork me pronarin e Liverpulit, Tom Verner, por përgjigja e këtij të fundit për shitjen e mundshme të klubit ka qenë negative.

Khaled bin Zajed Al Nehajan, sheiku i interesuar për të blerë Liverpulin

Një nga drejtuesit e Liverpulit mësohet t’i ketë thënë BBC-së se klubi i kuq nuk është në shitje. “Grupi “Fenway Sport” ka marrë rregullisht oferta për blerje, por shoqëeria nuk është e interesuar në asnjë mënyrë për shitjen e Liverpulit”, – tha ai. Në anë tjetër, “Fenway Sport” mund të marrë në konsidieratë ndonjë propozim nga ndonjë investitor i vogël për një marrëveshje të mundshme tregtare, në mënyrë që të zhvillohet biznesi i klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë