Politike

Oferta e PS për dy komisione hetimore nuk bind / Bardhi mbledh grupin, Këlliçi: Nuk zgjidhet ngërçi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi insiston se oferta e mazhorancës për ngritjen e 2 ose 3 komisioneve parlamentare për të zgjidhur ngërçin parlamentar nuk është e duhura dhe nuk mjafton.

Këlliçi thekson se me ligjin e ri të komisioneve hetimore opozita i ka humbur disa nga atributet e saj, ndërsa duhet zgjidhur dhe çështja e komisionit të reformës zgjedhore dhe bashkëkryetarit të saj.

“Në dijeninë time kërkesat tona nuk kanë ndryshuar, kryefjala mbeten komisionet hetimore dhe zgjidhja e ngërçit në komisionin e reformës zgjedhore. Nesër duhet të shohim qëndrimin. Zgjidhja është në dorën e mazhorancës. Nëse pranojnë të zbatojnë Kushtetutën jemi të gatshëm. Duhet të presim zhvillimet e mëtejshme. Vetëm 2 komisione hetimore nuk e zgjidhin ngërçin. Rama ndërroi ligjin për komisionet hetimore dhe tashmë normaliteti nuk mund të vendoset vetëm me dy komisione hetimore”, tha Këlliçi në emisionin ‘Debat’ në A2CNN.

Ky sa duket nuk është vetëm qëndrimi i Belind Këlliçit pasi gazeta ‘Si’ ka mësuar se ka edhe deputete te pakënaqur më formulën e propozuar nga P[S-ja që pritet të  jetësohet në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve në mesditë.

Para se Gazment Bardhi të shkojë në këtë mbledhje, në selinë e PD-së prittë të ketë një mbledhje të gjatë të grupit parlamentar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë