Politike

Negociatat Bardhi-PS/ Të martën mblidhet konferenca e kryetarëve, drejt ngritjes së dy komisioneve hetimore

Të martën në mesditë, krahas një mbledhje të komisionit të Ekonomisë (online) Kuvendi ka përfshire si axhendë të punës një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

Në një situatë të zakonshme, mbledhja e saj do të konsiderohej po aq e tillë. Por në kushtet kur prej ditësh në zyrat e Kuvendit ka hyrje dalje kontaktesh për bisedime konkrete mes Gazment Bardhit si përfaqësues i PD-së së Rithemelimit dhe PS me qëllim rikthimin e normalitetit të punimeve, konferenca e të martës merr një tjetër interpretim.

Kjo edhe për faktin se Gazment Bardhi ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe se pika e vetme që do të diskutohet janë disa saktësime në kalendarin e punimeve për periudhën 18 mars – 5 prill 2024.

Burime zyrtare sugjerojnë se mbledhja e nesërme sipas të gjitha gjasave do të jetë një pikënisje për arritje negociatash, edhe pse nuk do të ketë diçka të shkruar apo trumbetuese.

Ajo pritet të fillojë me ngritjen e dy komisione hetimore për të cilën të dy palët duhet të jenë të dakordësuara për objektin e hetimit. Përfshirja në axhendë e komisioneve hetimore pritet të jetë hapi i parë.

Perpjekjet per dakordesi konfirmohen edhe nga nje takim qe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvillloi me te ngarkuarin me Pune te Ambasades se SHBA, David Wisner te cilin e informoi mbi "përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet, për zhvillimin e debatit parlamentar gjatë seancave plenare"

Ndërkohë nuk ka asgjë konkrete për pikën tjetër atë të kërkesës së Bardhit për bashkëdrejtimin e komisionit për reformën.

Sipas të gjitha diskutimeve te deritashme do të pritet që komisioni për reformën të përfundojë mandatin në fund të muajit (25 mars) pa ndonjë zgjidhje konkrete për t’i kaluar më pas bisedimet në komisionin e Ligjeve, duke e konsideruar këtë reforme si produkt të Kuvendit dhe jo të një komisioni bipartiak, diçka ne fakt qe e paralajmeroi edhe vete kryeministri Edi Rama, ne nje komunikim per mediat pak dite me pare    


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë