Politike

Negociatat/ PD e Bashës ka hallin vet: Jemi ne, palë tek reforma zgjedhore  

Edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka rezervat e veta për atë që po gatuhet me pjesën tjetër të PD-së së Rithemelimit dhe PS. Edhe pse nuk ka asnjë pakt për kërkesën e Rithemelimit për reformën zgjedhore, PD-ja e Bashës kërkon të sigurohet, për të qenë kjo e fundit pale

“Nuk mund të ketë marrëveshje kundër Listave te Hapura, Barazisë së Votës, Pjesëmarrjes së Diasporës dhe Votimit Elektronik. PD është e vendosur që vota t'u kthehet qytetarëve si shprehje e vullnetit dhe sovranitetit të tyre.

Po ashtu, Partia Demokratike ua bën të qartë PS dhe Deputetëve të tjerë të Kuvendit, se çdo përpjekje kundër Reformës në Drejtësi do të gjejë tek Partia Demokratike një kundërshtar të vendosur. PD do mbetet kundër çdo pazari dhe njëkohësisht pro funksionimit demokrafik të institucioneve”, tha Sekretari për Marrëdheniet me Publikun, Edvin Kulluri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë