Ne rrjet

Oferta e May, votim i “shansit të fundit” për Brexit dhe referendum i dytë

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May u ofroi ligjvënësve një shans për të votuar në një referendum të ri lidhur me daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, por vetëm nëse mbështesin planin e saj për Brexit-in.

May tha të martën se një ligj që ajo parashikon t’ia paraqesë parlamentit muajin e ardhshëm do të përfshijë një klauzolë për të votuar nëse duhet mbajtur ose jo një referendum i dytë për të dalë nga unioni, një kërkesë kyçe e shumë ligjvënësve të opozitës.

Kryeministrja ofroi gjithashtu marrëveshje më tërheqëse tregtare me BE-në si një stimul për atë që ajo e quan “një shans të fundit” për të finalizuar planin e Brexit-it.

Stimujt janë lëshime madhore nga zonja May dhe pjesë e fushatës së saj të fundit për të siguruar mbështetjen në Parlamentin e përçarë dhe për të lënë detyrën me një trashëgimi pozitive.

Një marrëveshje e mëparshme që zonja May e kishte arritur me BE-në u hodh poshtë nga ligjvënësit tre herë.

Britania votoi për të dalë nga BE-ja para tre vjetësh dhe ishte parashikuar të shkëputej më 29 mars, por blloku prej 28 anëtarësh e shtyu afatin deri më 31 tetor.

 

Më Shumë