Mendim

OBSH: Shmangni izolimet, edhe pse rastet me Covid po rriten

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se autoritetet shtetërore duhet të shmangin masat e shtuara të izolimit.  Njoftimi erdhi nga shefi i emergjencave të OBSH, Mike Ryan, në konferencën e mbajtur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja raportoi një rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit.

“Nganjëherë është e pashmangshme dhe ne e pranojmë këtë gjë, por ajo që duam të provojmë dhe shmangim janë izolimet masive që janë kaq ndëshkuese për komunitetet, për shoqërinë dhe për gjithçka tjetër,” shtoi ai.

Në lidhje me masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ryan tha se “nuk ka përgjigje të reja pasi ne e dimë se çfarë duhet të bërë”.

Ndërkohë të dhënat e treguara ditët e fundit në Europë tregojnë se ka më shumë raste se India, Brazili ose Shtetet e Bashkuara. Ishte Spanja që shpalli vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid, ndërsa Gjermania, Çekia dhe Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë