Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të premten reduktimin e një doze të vaksinës Pfizer për COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Rekomandimi vjen pasi Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve (SAGE) për imunizimin mbajti një takim për të vlerësuar vaksinën. Doza aktuale rekomandohet për përdorim te personat e moshës 12 vjeç e lart.
Doza e rekomanduar për fëmijët e moshës 5-11 vjeç është 10 mikrogramë në vend të 30 mikrogramëve që ofrohen.
"Kjo grupmoshë (5-11) bën pjesë në grupin e personave me më pak rrezikshmëri nga komplikacionet nëse infektohen nga Covid-19,përveç fëmijëve që kanë sëmundje shoqëruese," tha në një konferencë kryetari i SAGE, Alejandro Cravioto.
Drejtoresha e vaksinave të OBSH-së, Kate O'Brien, tha se nuk u ngritën shqetësime për sigurinë për aplikimin e vaksinës Pfizer në moshën 5 deri në 11 vjeç në provat klinike.
Paneli rekomandoi gjithashtu që dozat përforcuese të vaksinës Pfizer duhet të administrohen 4 muaj deri në 6 muaj pas përfundimit të serisë së parë të dy dozave, në grupe me rrezik të lartë për t'u infektuar si të moshuarit dhe punonjësit e shëndetësisë.
“Rritja e mbulimit të dozës përforcuese për grupet me rrezik të lartë infektimi do të sjellë reduktim më të madh të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve sesa përdorimi i vaksinës ekuivalente për të rritur mbulimin e vaksinimit me dozën e parë”, shtoi Cravioto.
Cravioto tha se udhërrëfyesi i rishikuar për prioritizimin për vaksinat Covid-19 mori parasysh disponueshmërinë në rritje të vaksinave, mbulimin aktual dhe qarkullimin e varianteve shqetësuese.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.