Blerjet e obligacioneve në vend arrijnë shumën e 6.9 miliardë lekëve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë 2020-s blerja e tyre u rrit me 51% nga 2016-a ku tregu dominohej nga bonot e thesarit.
Kuponi i obligacioneve arrin deri në 5.3% , sidomos ato me maturim më afatgjatë (10 vite).
Sipas AMF-së në Shqipëri janë 12 shoqëri komisionere që merren me financimin e titujve qeveritarë, por individët më së shumti bashkëpunojnë me bankat tregtare të licensuara. Bonot e thesarit mund të merreshin drejtpërdrejtë nga Banka e Shqipërisë, por vendosi ta ndërpresë këtë shërbim në Gusht të 2020-ës.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave në fund të Shtatorit 2020, individët mbanin stok 12.4% të borxhit të brendshëm publik, rreth 76 miliardë lekë.
Rritja e individëve që blejnë obligacionet lidhet me normën e ulët të interesit që Banka e Shqipërisë u shpreh se do të vazhdonte të qëndronte e tillë. Blerja e obligacioneve shikohet si një mënyrë e favorshme investimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.