Treg

Obligacionet 7-vjeçare po kërkohen shumë

Ankandi i obligacioneve 7-vjeçare ka shfaqur interes të lartë tek investitorët duke u listuar 46 kërkesa për to nga vetëm 30 të pranuara.

Kuponi i obligacioneve në ankandin e fundit ishte në 4.25% nga 4.38% që ishte në ankandin e kaluar.  Ndonëse, rezulton me rënie të lehtë, në një maturim 7- vjeçar kthimi mund të jetë i kënaqshëm për  investitorët.

Shuma totale e obligacioneve ishte 4.5 miliardë lekë, por u blenë 4.8 miliardë lekë.

Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, në tregun primar individët blenë 2.37 miliardë lekë. Sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit mars, individët mbanin 17% të stokut të borxhit të brendshëm publik.

Fondi i pensioneve dhe investimeve, si të vetmet fonde që operojnë në Lek, orientohen drejt obligacioneve me maturim afatgjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë