“Nëse gratë do ta udhëhiqnin botën do të kishim përmirësim të përgjithshëm të standardit të jetës dhe të të ardhurave”.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama është i bindur se gratë duhet të vihen në krye të shumë vendeve, sidomos atyre të botës së tretë, për të sjellë më shumë zhvillim dhe më pak pabarazi.
Duke folur në Singapor, ai tha se gratë nuk janë të përsosura, por janë “pa padiskutim më të zonja” se burrat. Për Obaman, shumica e problemeve të botës vijnë nga burrat, që mbajnë prej vitesh pushtetin.
Ish-presidenti i 44 i SHBA-ve foli edhe për polarizimin politik dhe përdorimin e mediave sociale për të shpërndarë gënjeshtra.
“Jam absolutisht i bindur që për dy vjet, nëse çdo vend në tokë udhëhiqet nga gratë, do të shihni përmirësim domethënës për gjithçka….” – tha ai.
Kur u pyet se a do ta konsideronte një rikthim në lidershipin politik, presidenti u përgjigj se besonte se shumë liderë duhej të ishin tërhequr me kohë .
“Është e rëndësishme që liderët politikë t’i kujtojnë vetes se janë në pushtet për të shërbyer, por nuk janë aty për gjithë jetën” – shtoi më tej ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.