Nga Gazeta Si- Europa po përballet me një rritje të ndjeshme të vdekjeve që lidhen me nxehtësinë, përkeqësim të kushteve të punës, rritje të pasigurisë ushqimore dhe rritje të rreziqeve të sëmundjeve infektive të ndjeshme ndaj klimës, sipas një raporti të ri mbi ndryshimet klimatike dhe shëndetin të botuar në The Lancet Public Health.
“Miliona njerëz tashmë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze shëndetësore si pasojë e ndryshimeve klimatike. Zgjedhjet që bëjmë sot do të përcaktojnë nëse këto trende do të intensifikohen- apo nëse do të ndërtojmë një Europë më të sigurt dhe më elastike”, thotë Maria Nilsson, Profesoreshë dhe Kryetare e Lancet Countdown Europe.
Raporti arrin në përfundimin se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë po marrin jetë dhe po çojnë në pasoja gjithnjë e më të rënda shëndetësore në të gjithë Europën. Numri i paralajmërimeve për nxehtësi ekstreme është rritur me 318% krahasuar me vitet 1990, dhe pothuajse i gjithë kontinenti po përjeton një rritje të vdekshmërisë së lidhur me nxehtësinë.
Vdekjet e lidhura me nxehtësinë vlerësohet të kenë arritur afërsisht 62,000 në vitin 2024.
Nxehtësia ekstreme prek në mënyrë disproporcionale popullatat më të cenueshme, veçanërisht foshnjat, të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe punëtorët qw punojnw jashtw nw natyrw.
Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike po kontribuojnë në përhapjen e sëmundjeve infektive në Europë. Rreziku i shpërthimeve të virusit ‘dengue’ është pothuajse katërfishuar që nga periudha 1980-2010. Përveç kësaj, sezoni i polenit tani është një deri në dy javë më i gjatë se në vitet 1990, duke zgjatur ekspozimin për njerëzit me alergji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje