Ne rrjet

Numri i të infektuarve në Itali mund të jetë 10 herë më i madh

Italia mund të ketë 10 herë më shumë të infektuar me koronavirus sesa janë zbuluar zyrtarisht. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile së vendit fqinj, i cili deklaroi se për çdo pozitiv të certifikuar zyrtarisht, ka dhjetë të infektuar pas tij.

Deklarata alarmante e Angelo Borrelli erdhi në një intervistë me të përditshmen italiane “La Repubblica”. Agjencia e Mbrojtjes Civile publikoi më pas në deklaratë duke thënë se e llogaritja e Borrelit ishte e saktë.

Kjo do të thotë se Italia mund të ketë më shumë se 600,000 raste pozitive me koronavirusi.

 Numri zyrtar i të prekurve në Italia është 63.967 raste dhe më shumë se 6 mijë viktima.

Mund të ndihmojë gjithashtu edhe numrin e lartë të vdekjeve në Itali në krahasim me  vendet e tjera. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetit, Italia kishte një vdekshmëri prej më shumë se 9% të të gjitha rasteve të konfirmuara.

Nëse vendi fqinj ka pasur me të vërtetë dhjetë herë më shumë raste të regjistruara, shkalla e vdekjes do të ishte 0.9%. Kjo do të ishte më në përputhje me nivelin e vdekjeve në Korenë e Jugut, për shembull.

Edhe pse 600 mijë të infektuar tingëllon një shifër alarmante, kjo do të thotë se më pak se 10% e të infektuarve kanë nevojë për trajtim mjekësor, pasi numri të shtruarve në spitalet italiane nga koronavirusi është më pak se 40 mijë.

“Të dhënat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të martën treguan një rënie të vogël të numrit të viktimave dhe të prekurve për një ditë të dytë radhazi, por vetëm në "orët e ardhshme do të shohim nëse kurba e rritjes po fillon të rrafshohet," tha Borrelli.

"Ne duhet të blejmë më shumë ventilatorë dhe maska," shtoi zyrtari italian duke pranuar vështirësitë në gjetjen e këtyre furnizimeve mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë