Sociale

Italia do të monitorojë qytetarët me dronë ushtarakë

Qeveria italiane ka autorizuar sot policinë të përdorë drone ushtarakë për të monitoruar lëvizjen e qytetarëve në përpjekje për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) autorizoi përdorimin e droneve ushtarakë për të monitoruar nga lart bashkitë dhe zonat e banuara, pasi një pjesë e të qytetarëve vazhdojnë të thyejnë karantinën.

Në letrën e Autoritetit Civil thuhet se "duke pasur parasysh nevojat e shprehura policia lokale", deri më 3 prill, ato do të mund të kryejnë operacione me dronë ushtarakë për monitorimin e qyteteve

Një nga sfidat me të cilat po përballet qeveritë italiane në luftën kundër përhapjes së koronavirusit është shkelja e karantinës nga qytetarët.

Dronet ushtarake të NATO-s, Gazeta Si, 2020

Mbajtja e njerëzve në karantinë është bërë tanimë një mision ne vendin fqinj, pasi një sërë kryebashkiakësh kanë premtuar burgosjen e të të gjithë të pabindurve.

Italia është vendi më i prekur në Europë për COVID-19, me më shumë se 64,000 raste të konfirmuara dhe me numrin më të lartë të viktimave në botë.

Kur filloi shpërthimi në Itali, autoritetet izoluan fillimisht vetëm zonat e prekura në veri. I gjithë vendi u vendos në karantinë më 9 mars dhe ata që shkelin rregullat tani përballen me 232 dollarë gjobë dhe gjashtë muaj burg. Por një zyrtar kinez i Kryqit të Kuq deklaroi javën e kaluar se masat e ndërmarra nga qeveria italiane, të cilat janë ndër më të rreptat në Europë, nuk ishin të mjaftueshme. Të premten, ushtria doli në rrugë të ndihmuar në zbatimin e rregullave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë