Histori

Notre-Dame, “Zonja” që u mbijetoi luftërave

Për më shumë se 850 vjet, Katedralja Notre-Dame ka qenë një nga simbolet e Parisit që nga ndërtimi i saj, i cili u propozua nga mbreti Luigj i XVII dhe Peshkopi Maurice de Sullu. Kisha u themelua që në vitin 1160 dhe ndërtimet nisën gati dy vjet më vonë dhe zgjatën më shumë se një shekull. E konceptuar nga vendasit dhe vizitorët si një monument shumë i rëndësishëm për jetën franceze, Notre Dame nuk ishte tempulli i parë fetar në rajonin e Ile e la Cite, por aso kohe u cilësua e veçantë se katedralja gjithmonë përdorej si pikë referimi për udhëtarët e largët.
Nuk është për t’u habitur që ky monument historik 128 metra i lartë është më i vizituar në Europë, duke pasur rreth 15 milionë vizitorë në vit. Në vitet 60, kur katedralja datonte në 800 vjetorin e ndërtimit të saj, iu nënshtrua një punë të shkëlqyer restaurimi e cila u mirëprit nga të gjithë qytetarët.

Në atë kohë ishte pjesë e një serie rinovimesh të propozuara nga ministri i kulturës Andre Malrauz. Gjatë gjithë kohës qyteti i Parisit ka qenë qendra e luftërave botërore. Por gjatë revolucionit francez, u shkatërruan shumë statuja të cilat i referoheshin katolicizmit dhe monarkisë, nga armiqtë e idealit të iluminizmit të asaj kohe. Më pas nisi të përdorej nga revolucionarët si një qendër për festime të ndryshme jo fetare. Katedralja ‘i’u kthye Kishës Katolike nga Napoleon Bonaparti i cili krye dhe një sërë rinovimesh, por pavarësisht rregullimeve, katedralja për vite me rradhë ishte në një gjendje të mjerueshme. Kjo ishte një ndër arsyet që nxiti shkrimtarin Viktor Hygo, një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë franceze të shkruante veprën e tij, cili do të shërbente gjithashtu si një fushatë rinovimi për katedralen.

Libri shumë i suksesshëm mori të njëjtin emër dhe ktheu vëmendjen e francezëve për të nisur me restaurimin e ndërtesës. Situatat e jashtëzakonshme ishin realizim parësor i veprës së Hygos, sikurse ndeshjet befasuese me heronj të shumte, euforia e turmës dhe pushteti i saj. Pjese e subjektit janë edhe përshkrimet e mrekullueshme të arkitekturës gotike te Katedrales se Parisit. Theksohet ideja se mrekullitë janë produkt i duarve të mjeshtërve popullorë, kurse klerikët dhe feudalet vetëm shijojnë bukuritë e tyre. Katedralen në këtë libër e gjejmë si vepër madhështore, sikurse edhe vend tragjedish dhe rrjedhojë e veprimeve te padrejta, kundrejt personazheve kryesore Kuazimodo dhe Esmeralda.

Kjo ishte periudha kur katedralja u bë e famshme në të gjithë botë, por historia e saj nuk ndalet këtu. Ajo ishte pjesë e ngjarjeve të mëdha si Lufta Franko-Prusiane, lufta e parë dhe e dytë Botërore dhe madje edhe revolucioneve kulturore të 1968-ës. Megjithatë, që prej asaj kohe Notre Dame cilësohej e veçante dhe kishte ruajtur madhështinë e saj njëjtë si në pikturat e shumë artistëve.

Përpos historisë së saj, katedralja ka shërbyer për ruajtjen e veprave, si seritë e pikturave të Jean Jouvenet që përshkruajnë jetën e Virgjëreshës Mari. E veçanta e katedrales gjithashtu përcaktohej edhe sepse ishte origjina e Origanës së Madhe, një nga instrumentet muzikore më të famshme në botë e cila datonte në kohët mesjetare. Gjatë viteve, krijuesit e Origanëve e kanë rinovuar, por ende përmbante tuba nga mesjeta përpara zjarrit të së hënës. Gjithashtu skulptura të shumta të shenjtorëve biblikë ishin pjesë e katedrales.

Instrumrnti i Oreganës, një ndër simbolet e Katedrales Notre-Dame

Një seri prej 76 pikturash, secila gati katër metra e gjatë, përkujton aktet e Apostujve të Dhiatës së Re, duke përfshirë kryqëzimin e Shën Pjetrit dhe konvertimin e Shën Palit. Punimet brenda katedrales përfunduan ndërmjet viteve 1630 dhe 1707 nga anëtarët e Akademisë Mbretërore të Pikturës dhe Skulpturës. Një portret i vitit 1648 i Shën Tomas Akuinit gjithashtu ndodhej në brendësi të katedrales, duke mos lënë pa përmendur dhe dritaren e madhe në ngjyrë rozë nga ku mund të shihej i gjithë lumi i Senës.

Ndërsa kullat binjake në fillim të katedrales ishin strukturat më të larta në Paris deri në përfundimin e Kullës Eiffel në fund të shekullit të 19-të. Ndër të tjera në monumentin historik gjendeshin edhe objekte të shenjta në krishterim, duke përfshirë Kurorën e Thornave, e cila mendohet të jetë përdorur nga Jezu Krishti kur u kryqëzua.

Katedralja nuk ishte vetëm një monument historik e kulturor, por një thesar i cili do të mbahet mend ndër vite. Ashtu si ndodhi me shkrimtarin Hygo, katedralja ka frymëzuar artistë nga e gjithë bota për breza të tërë, duke përcaktuar gjatë gjithë kohës zhvillimin e historisë franceze. Arkitektura e saj gotike është një nga shembujt më të bukur të periudhës së artit gotik, duke shërbyer si bazë për shumë kisha të tjera të ndërtuara më vonë. Harqet, kullat, qelqi me ngjyra dhe statujat janë bërë simbolikë e Parisit dhe Kishës Katolike në mbarë botën. Edhe kambanat të cilat peshonin 23 ton secila gjatë gjithë kohës janë konsideruar një thesar kulturor për mbarë botën, ndërsa kriptat arkeologjike që gjenden nën oborr, u krijuan për të mbrojtur reliket e shekullit të 19-të, të zbuluara gjatë gërmimeve në vitin 1965.

Për vite me radhë janë kryer restaurime të shumta, për të ruajtur me fanatizëm historinë dhe kulturën që përfaqësonte katedralja. Ashtu si përcakton edhe emri, ajo trajtohej si “zonja” e qytetit të Parisit që të gjithë e adhuroni, por mesa duket restaurimi i këtij viti do të përcaktonte edhe fundin e saj. Miliona turistë nga e gjithë bota e vizitonin Katedralen gjatë qëndrimit të tyre në Paris. Por nga kjo e hënë të gjithë turistët do të shikojnë vetëm atë se çfarë ka mbetur pas zjarrit që gjunjëzoi Parisin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë