Para

Normat e larta të interesit nuk frenuan kreditimin. Bankat dhanë 15% më shumë hua gjatë 2023-shit

Nga Gazeta ‘SI’ - Normat e interesit, ndonëse të larta, kanë qenë stimuluese për kreditimin  e ekonomisë shqiptare. Vetëm në muajin dhjetor, bankat dhanë 45 mld lekë hua, duke arritur kështu vlerën më të lartë mujore të disbursuar. Për të gjithë vitin, kredia e dhënë arriti në rreth 320 mld lekë, pothuajse 15% se në 2022-shin, kur normat e interesit ishin më të ulëta, por rritja e tyre qe me intensive.

Rreth 180 mld lekë kredi ishin në monedhën vendase.

Ndonëse sektori imobiliar është nën lupën e BSH-së, bankat kanë vijuar ta financojnë atë. Sipas qëllimit, kredia për banesa raportohet me 5% rritje nga 2022-shi, ose 49 mld lekë më shumë për 2023-shin. Rritja e shpejtë e çmimeve të banesa shkoi paralel me rritjen e kërkesave për kreditim si edhe me rritjen e masës së kredisë. 30% e banesave që blihen në vend, financohen nga një hua bankare.

Sipas anketës me bankat tregtare, për 2024-n ato presin shtrëngim të kushteve, specifikisht për huatë e banesave.

Në 2023-shin Banka e Shqipërisë frenoi për një kohë rritjen e normave dhe veproi vetëm dy herë gjatë vitit. Guvernatori ka sinjalizuar rritje tjetër përgjatë 2024-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë