Shkencë

Nokia do të ndërtojë rrjetin 4G në Hënë

tokahenagazetasi

Në tokë SHBA po përplaset me Kinën se kush duhet të ndërtojë infrastrukturën e rrjetit 5G, por në hapësirë nuk ka rivalitet dhe ndërtimi i rrjetit të parë të internetit atje, që do të jetë 4G u është besuar finlandezëve.

Kompania “Nokia”, që 15 vite më parë zotëronte deri në 70 për qind të tregut botëror të telefonave celularë është përzgjedhur nga Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA për të ngritur rrjetin 4G në Hënë, si pjesë e programit “Artemis” të agjencisë amerikane, që synon të ndërtojë një bazë të përhershme njerëzore atje.

Nokia do të ndërtojë teknologjinë që do të trupëzohet me sondat dhe robotët e NASA-s që do të ulen në sipërfaqen e Hënës, që do të përdoret për kontrollin në distancë të tyre, por edhe për të regjistruar video me cilësi HD.

“Artemis” është misioni i parë ambicioz që synon të dërgojë sërish njerëzimin në Hënë brenda vitit 2030. Pjesë e misionit është parashikuar që fillimisht të jetë një burrë dhe një grua.

Ndërkohë, kompanitë SpaceX dhe Blue Origin kanë fituar të drejtën për të zhvilluar dhe ndërtuar sondat dhe anijen hapësinore që do të përdoren për të zbritur astronautët nga orbita e Hënës në sipërfaqen e saj.

Kompanië e zotëruara përkatëisht nga Elon Musk dhe Jeff Bezos do të “konkurrojnë” se cila prej tyre do të ndërtojë sondën dhe anijen më të volitshme, ndërsa në garë është edhe një kompani tjetër, e quajtur Dynetics. Në fund, NASA do të zgjedhë njërën prej tyre.

NASA synon rreth vitit 2025 të vendosë një stacion hapësinor të përhershëm që do të orbitojë Hënën, ndërsa para vitit 2030 të fillojë procesin e ndërtimit të bazës së përhershme njerëzore në satelitin e vetëm artificial të Tokës.

Nokia tha se teknologjia e saj do të përdoret për të siguruar ndërlidhjen e çdo aktiviteti që astronautët do të kryejnë në hapësirë, duke përfshirë këtu komunikimin audio/video e deri tek kontrolli në distancë i robotëve.

“Ne po ndërtojmë rrjetin e komunikimit celular të parë në Hënë. Një rrjet i besueshëm, funksional, i sigurtë dhe me kapacitet të lartë do të jetë çelësi për të mbështetur qëndrimin afatgjatë të njeriut në Hënë”, tha Marcus Weldon, drejtori teknologjik i Nokias.

Rrjeti hënor i Nokias do të jetë të jetë paksa ndryshe nga ai tokësor. Ai duhet t’i rezistojë kushteve të vështira në sipërfaqen dhe orbitën e Hënës. Sa i takon pjesë tjetër, do të jetë teknologjia normale tokësore e rrjetit 4G, me një stacion bazë, radio-antena dhe me pajisjet pritëse/përcjellëse për astronautët, që për momentin është e paqartë se sa ndryshe do të jenë nga telefonat e mençur tokësorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë