Politike

Noka: Gjuani Ramën me miell e vezë, pas protestës në 20 shkurt do kemi tjetër lloj aksioni

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, i ndodhur jashtë dyerve të Kuvendit për shkak të masës përjashtimore ndaj tij, tha për mediat se 20 shkurti duhet të jetë një ditë kundër ‘regjimit’. Ai paralajmëroi një tjetër aksion pas 20 shkurtit të njoftuar për protestë në Tiranë

“Ftoj çdo qytetar, që nga kryeministri, Linda e Parlamentit, ministrat, ku t’i shohin, t’i konsiderojnë si armiq të demokracisë. Ku t’i shohim, t’i përbaltin dhe t’i pështyjnë me vezë, domate dhe çdo gjë. Rruga e vetme është ndaj këtij regjimi, ndaj kësaj bande në pushtet. Aksioni ky është. Një nga format e aksionit. Tani duhet ta kuptojnë se ata që noterizojnë krimin këtu, ata që noterizojnë trafikun e drogës këtu, ata që noterizojnë vjedhjen këtu, ata që janë shndërruar në piranjat e këtij vendi, ata duhet të dinë se shqiptarët nuk do ulin më kokën dhe do i përndjekin kudo që të jenë.

Të jeni të sigurt që Flamur Noka ka një gjë, sa më shumë të jetë represiv regjimi, aq më shumë Flamur Noka reagon, vepron dhe ngrihet.20 shkurti do jetë një ditë kur qytetarët dhe populli i lirë opozitar i këtij vendi do ngrihet. Dhe kur ngrihet populli, nuk ka regjim, nuk ka narkoshtet, nuk ka McGonigal”, tha Noka. Më tej ai shtoi:  “Ne do ta mbajmë aksionin me çdo formë dhe çdo mënyrë. Pas 20 shkurtit do shihni një hap tjetër të opozitës edhe në raport me këtë narkoparlamentin, edhe në raport me narkoregjimin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë