Politike

20 minuta zhurmë, miell e vezë. PS shtyn ‘bastet’, rrëzon amendamentet e Bashës për Sigurinë

20 minuta zhurmë, miell e vezë. PS shtyn ‘bastet’, rrëzon amendamentet e Bashës për Sigurinë

Ka zgjatur 20 minuta seanca plenare e të enjtes ku në rend të ditës kishte miratimin e 14 projektligjeve.

Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar mazhoranca ishte në bllok e pranishme duke arritur kuorimin e 75 votave për miratimin e projektligjeve të parashikuara në rend dite. Në fillim të seancës, Nikolla njoftoi papritur tërheqjen  e projektligjit për lojërat e fatit.

Ndërsa kaloi një tjetër projektligj i diskutueshëm ai për Strategjine e Sigurisë Kombëtare ky Lulzim Basha kishte depozituar dy amendamente që thelbesisht lidheshin me sigurinë por edhe ndihmën financiare për Kosovën. Edhe deputete e Bashës ishin në bllok të pranishëm (përvec nj deputete qe mungonte). Por prania e tyre nuk ndikoi në ndonjë rezultat përveçse Basha mori votat kundër të deputeteve te PS-së për amendamentet dhe më pas fishkëllimat nga kolegët e tij të opozitës në momentin kur u largua me deputetët nga salla, sapo iu rrëzuan propozimet.

Pa shkuar tek ai votim, gjate kohës së votimit te projektligjeve të tjera grupi 'Basha' qëndroi ulur dhe indiferent.

Seanca e të enjtes nuk pati surpriza përveçse kalimin më shpejtësi të projektligjeve nga mazhoranca ku askush nuk kuptoi asgjë se cfarë kalohej. Në anën tjetër nuk munguan zhurmuesit nga deputete e opozitës, Edi Paloka që mbajti një fjalë në fillim dhe me pas dogji një rregullore te Kuvendit, deputeti Dashnor Sula i veshur me një xhaketë ku ironizonte lojërat e fatit dhe deputetët e tjerë që qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë.

Në fillim të seancës, jashtë dyerve te Kuvendit, deputeti Flamur Noka i përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit hodhi miell mbi gardistët.

Në fund të seancës, ai gjuajti me veze në drejtim të makinës se ministrit të Brendshem, Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë