Nga Gazeta ‘Si’- Seanca e sotme plenare nisi sërish me akuzat e opozitës për vjedhjeve të votave në zgjedhjet e 11 majit.
Deputeti Flamur Noka tha se demokracia sipas tij është gjymtuar nga etja e socialistëve për të mbajtur pushtetin.
“E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira.
Sepse sot jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kusht pas karriges është gjymtuar demokracia.
Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. 11 maji ishte një farsë, themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë e panë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët në pah dukshëm”, tha Noka.
Në fillim të seancës, kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, kërkoi ndërprerjen e saj, duke theksuar se ajo nuk mund të zhvillohet pa u siguruar kuorumi minimal i nevojshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.