Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet tregoi qartë sipas tij bashkëpunimin e elementëve kriminale me partitë politike.
Bardhi u shpreh se ky shqetësim është jo vetëm i PD-së por sipas tij i të gjithë popullit dhe tha se opozita do ta ngrejë këtë problem në çdo institucion ndërkombëtar.
Ai tha se opozita e do Shqipërinë në Bashkimin Europian, por me të njëjtat standarde të procesit zgjedhor si Franca apo Italia dhe jo si Rusia apo Serbia.
“Bashkëpunimin e elementëve kriminalë më partite politike nuk e thotë më vetëm opozita, por e thonë faqet e raportit të OSBE/ODIHR. Ky është shqetësim jo vetëm i PD por shqëtësim publik. Nëse u mendoni që opozita nuk do të ngre në çdo institucion ndërkombëtar e keni shumë gabim. Ne do ta themi që duam anëtarësimin në BE, por e duam Shqipërinë me të njëtat standarte zgjedhjesh si Gjermani, Franca, Italia. Nuk e duam Shqipërinë në mes të Europës me standarde zgjedhjesh si Rusia.
Dy janë vendet që deri tani në raportet e OSBE/ODIHR ku thuhet se kanë mohuar mundësitë e barabarta për partitë politike për zgjedhje, Rusia dhe Serbia dhe e treta është Shqipëria. Taskforca e ngritur ishte mekanizmi që vutë në lëvizje si alibi për vjedhjen e zgjedhjeve”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.