Politike

Noka: Jam në kontakt të vazhdueshëm me Bardhin dhe Gjekmarkajn, s’ka hije dyshimi për bashkim

Sekretari i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, Flamur Noka, tha përmes një konference të zgjeruar për mediat se, e vetmja pike që ka mbetur pa zgjidhur është shkrirja e grupit parlamentar edhe me strukturat në bazë. Noka tha se është në kontakt të vazhdueshëm si me Gazment Bardhin ashtu edhe me Agron Gjekmarkajn kur e pyetën për deklaratat e këtij të fundit.     

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar dhe ky bashkim është që në shtator. Grupi parlamentar i PD është i gjithë në aksion dhe ky aksion as është ndaluar dhe as do ndalet. Ka vetëm një moment që ne jemi duke e konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Pra ajo që kemi thënë vazhdimisht, fuzioni total në parti. Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim tërësor.

Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim. Zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do ndodhë, bashkimi do ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, me zotin Gjekmarkaj, të cilin e kam edhe mik. Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin”, tha Noka, duke iu përgjigjur edhe pyetjes tjetër shtruar nga media se kanë kohë që trumbetojnë për bashkim, porse ajo zyrtarisht nuk po ndodh.

“...Është e vërtetë që ne e kemi thënë se muaji janar do jetë muaji i bashkimit dhe ne jemi thuajse në përfundim të këtij procesi.

Presim që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë