Politike

Në Tiranë zihen / Të majtë e të djathtë bëhen bashkë në Washington DC, Bardhi: Me fat që kemi SHBA në krah

Në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni parlamentar shqiptar ka zhvilluar një takim edhe me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Gazment Bardhi, kreu i grupit të Partisë Demokratike, shkruan pas takimit se Shqipëria, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

“Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi.

Reagoi edhe Ambasada amerikane ne Tirane:

"Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit".

Ndërkohë Kuvendi vijon të mos funksionojnë normalisht për shkak të bllokimit të punimeve nga grupi Bardhi-Berisha. Rasti i fundit ishte ai në komisionin për reformën zgjedhore ku pamë një përplasje mes deputetëve të PS-së dhe PD. Por në SHBA ata janë shfaqur të paqtë dhe te qeshur me njeri tjetrin duke lënë pas ‘meritë’ e Tiranës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë