Ne rrjet

Njeriu më i urryer në SHBA, Martin Shkreli: Më lironi nga burgu t’i gjej zgjidhje Covid-19

Martin Shkreli, i burgosur në Amerikë dhe me origjinë nga Shqipëria, i cili po vuan një dënim për mashtrime të letrave me vlerë, ka kërkuar lirimin e tij për 3 muaj në mënyrë që të gjejë një trajtim për koronavirusin e ri.

Në një hulumtim prej 11-faqesh të postuar në faqen e internetit të Prospero Pharmaceuticals, një kompani farmaceutike, tregohet se ka tetë ilace ekzistuese që mund të përdoren për të trajtuar  koronaviruisn e ri.

Shkreli ka deklaruar se përpjekjet e deri tanishme të industrive farmaceutike nuk do të jenë afatgjata, duke shtuar se si një nga pak drejtuesit me përvojë në zhvillimin e medikamenteve, ai mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes që po merr mijëra jetë.

Avokati i Shkreli Benjamin Brafman ka deklaruar se do të kërkonte leje dalje nga një institucion federal në Allenwood, Pensilvani, në mënyrë që Shkreli të mund të kryejë hulumtime "në një laborator nën mbikëqyrje të rreptë".

Shkreli tha se nuk kërkon të përfitojë nga ndonjë trajtim i mundshëm që do të zhvillojë.

"Unë po kërkoj një raport të shkurtër (3 muaj) për të ndihmuar në punën kërkimore mbi COVID-19. Lirimi pas COVID-19 nuk është ngushëllim as për të burgosurit. Si një sipërmarrës i suksesshëm i biofarmës së dyfishtë, pasi kam blerë kompani të shumta, kam shpikur medikamente të shumta, kam paraqitur IND të shumta dhe aplikime të provave klinike, unë jam një nga të paktët drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve, ”shkroi Shkreli në një deklaratë që ishte e përfshirë në botimin 11 faqe.

Martin Shkreli u bë i njohur për të gjithë, pasi themeloi “Turing Pharmaceucals” dhe bleu ilaçin Daraprim që trajton infeksionet parazitare dhe e shiti atë duke rritur çmimin. Gjithashtu, u akuzua për mashtrim të dy fondeve investimesh dhe një kompanie farmaceutike.

Në vitin 2015, gazeta amerikane “The Washington Post” e shpalli Shkrelin si njeriun më të urryer në Amerikë, në një listë me 15 persona të gjykuar si negativë nga opinioni publik, për bëmat e tyre. Biznesmeni Martin Shkreli arriti tw pushtojë të gjitha mediet botërore për të keq kur rriti çmimin e një pilule kundër AIDS-it nga 13 në 750 dollarë. Pronari i kompanisë së barnave ku ishte Shkreli ishte arrestuar përpara tij, pas një hetimi të nisur në vitin 2011. Shqiptari famëkeq u akuzua se përdori të ardhurat e firmës Retrophin Inc, për të paguar borxhin nga një marrëveshje me një biznes të panjohur. Prokurorët e kanë akuzuar shqiptarin 32-vjeçar për pagesa dhe marrëveshje sekrete të lidhura me MSMB Capital Management. /Forbes, WP/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë