Keshilla

Njerëzit që vuajnë nga astma nuk duhet të mbajnë maskë

Ekspertët kanë deklaruar se personat që vuajnë nga astma, nuk duhet të mbajnë maskë fytyre pasi mund të vështirësojë frymëmarrjen e tyre.
Ndër këshillat kryesore për të krijuar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri është edhe mbajtja e maskës. Kjo për shkak se Covid-19 tashmë është cilësuar si një virus që prek rrugët e frymëmarrjes.
Por njerëzit që vuajnë nga astma ose sëmundje të tilla si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose fibrozë cistike mund të kenë më shumë vështirësi në frymëmarrje nëse mbajnë një maskë.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të mbajnë maskë për të qenë të qetë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth tyre, por të mos rrezikojnë shëndetin.
Purvi Parikh, një specialist i imunologjisë dhe sëmundjes infektive në Universitetin e Nju Jorkut, tha që njerëzit me astmë ose sëmundje të tjera të mushkërisë, ata që kanë alergji në fytyrë ose qafë, fëmijët ose njerëzit me çrregullime mendore mund të kenë të vështirë të vmbajne të tilla maska.
“Ne po afrohemi gjithnjë e më shumë në stinën e verës dhe kështu që mbajtja e maskës në këtë kohë, është shumë e pakëndshme dhe e vështirë për të marrë frymë,” shtoi ai.
Më tej ai tha se nuk ka studime që tregojne se duhet të mbajmë maska domosdoshmërish.
Vendet në të gjithë botën tani kërkojnë që njerëzit të mbajnë maska, ndërsa dalin në publik dhe duhet të parandalojnë sëmundjen.
Megjithëse konsensusi shkencor është se një maskë nuk do të mbrojë dikë nga virusi, mund t'i ndalojë ata të shpërndajnë spërklat e pështymës në ajër. Një rregull ky veçanërisht për personat e infektuar.
Koronavirusi përhapet nga këto spërkla, që do të thotë se janë të rrezikshme për njerëzit e shëndetshëm. Ekspertët janë shprehur se një kollë ose teshtitje mund ta përhapë virusin në mënyrë të konsiderueshme.
Burimi: Daily Mail/ Përktheu Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë