Keshilla

Njerëzit pa aktivitet fizik kanë më shumë mundësi të preken nga depresioni dhe ankthi

Në një studim shtatë vjeçar me më shumë se 150,000 persona, disa studiues britanikë gjetën një lidhje midis aktivitetit të ulët fizik dhe problemeve të ndryshme të shëndetit mendor.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e aktivitetit fizik gjatë izolimit të koronavirusit, siç është ngritja e peshave dhe vrapimi ditor, për të ndaluar depresionin dhe ankthin.

Depresioni dhe ankthi gjithashtu janë lidhur me rritjen e rrezikut të problemeve të shëndetit fizik, duke përfshirë një incidencë më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së hershme.

“Studimi ynë tregoi dhe një herë se ka një marrëdhënie të ngushtë midis shëndetit fizik dhe atij mendor dhe se ushtrimet nuk janë mirë vetëm për trupin por edhe për trurin” tha autori i studimit Aaron Kandola në Universitetin e Londrës.

Kandola tha se raportet se njerëzit nuk janë aq aktivë si dikur ishin shqetësuese dhe aq më tepër tani që kufizimet globale kanë mbyllur palestrat dhe kanë kufizuar sa kohë njerëzit po kalojnë jashtë shtëpisë.

“Aktiviteti fizik është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe mund të luajë një rol kryesor në parandalimin e çrregullimeve të shëndetit mendor” tha ai.

Hulumtimi përfshiu 152,978 pjesëmarrës të moshës 40 deri 69 vjec në Mbretërinë e Bashkuar, një studim afatgjatë që heton kontributin e gjeneve dhe mjedisit në zhvillimin e problemeve shëndetësore.

Pjesëmarrësit bënë ushtrime të ndryshme dhe plotësuan një pyetësor që vlerëson simptomat e depresionit dhe ankthit.

Shtatë vjet më vonë, pjesëmarrësit u testuan edhe një herë për depresion dhe simptoma ankthi.

Studiuesit e bënë studimin duke ndjekur një rrjedhë të caktuar që ishin shkaku dhe efekti.

Në vend që ushtrimet e pakta të shkaktojnë rezultate të ulëta të shëndetit mendor, shëndeti i ulët mendor mund të shkaktojë ushtrime të pakta.

Ky është një faktor dhe studiuesit, duke mos e menduar këtë, bëjnë një gabim kur shikojnë dy faktorë dhe gabimisht supozojnë se njëri është shkaku ndërsa tjetri është efekti.

Në studimin e tyre, studiuesit britanikë zbuluan se njerëzit që ushtroheshin mirë dhe rregullisht gjatë jetës së tyre, kishin një shëndet më të mirë mendor shtatë vite më vonë.

Studiuesit llogaritën për faktorët potencialisht ngatërrues në fillim si dieta, statusi socio-ekonomik, sëmundja kronike dhe simptomat e sëmundjes mendore.

"Gjetjet tona sugjerojnë që inkurajimi i njerëzve për të ushtruar më shumë mund të ketë përfitime të gjera të shëndetit publik, duke përmirësuar jo vetëm shëndetin tonë fizik, por edhe shëndetin tonë mendor", tha autori i studimit Joseph Hayes.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë